Këshilli Studentor në bashkëpunim me Shoqatën Sportive të Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” organizoi aktivitetin sportiv “Trofeu Luigj Gurakuqi” në kuadër të Festave të Nëntorit. Rektori Tonin Gjuraj shprehu gatishmërinë për realizimin e një laboratori I cili do ti shërbejë fakultetit të shkencave të edukimit.
Ndërkohë, dekani i studentëve Sebastjan Mjekaj apeloi të rinjtë t’i përkushtohen më shumë sportit në mënyrë që të kenë mundësi të largohen nga rutina e përditshme, po ashtu edhe ndikimet negative të shoqërisë.
Studentët morën pjesë në kategoritë futboll dhe basketboll për djem, po ashtu edhe volejboll për vajza.