Ashtu sic ishte paralajmëruar, kjo e diele ka shenuar zyrtarisht uljen e temperaturave dhe reshjet e shiut, duke na sjelle zyrtarisht edhe sitnen e vjeshtes. Qe ne orën 11 te paradites te se dielës, qyteti I Shkodrës eshte perfshire nga reshjet e shumta te shiut, te cilet kane qene prezente ne te gjithë territorin e Qarkut te Shkodres. Ulja e temperaturave ka nisur gjate natës, duke na sjelle një te diele te zymte dhe plot vranesira.

Sipas te dhenave nga instituti metereologjik shqiptar, behet me dije, se tashme, qe nga kjo e dile, temperaturat kane regjistruar një ulje te ndjeshme, duke zbritur ne 24 grade celcius, krahasismisht me nje dite me pare ku temperaturat shenonin 38 grade celcius, megjithate tashme vjeshta trokiti, te gjithe duhet te bejne gati garderoben e re, duke i thene lamtumire temperaturave te larta dhe plot diell ne Shkoder.Stina e vjeshtes ka trokitur dhe se bashku me te edhe reshjet e shumta te shiut, te cilet sipas sinoptikaneve, do te qendrojne gjate mbi territorin e Qarjkut te Shkodres. Por perballe kesaj situate, duket se askush nuk bpo kujtohet per nje gangrene te Qarkut te Shkodres, sic jane permbytjet. Studiuesit e sinoptikes, prej muasjsh japin alarmin se kjo vjeshjte dhe ky dimer pritet te jene te shoqeruara nga reshje te medha shiu te cilat pritet te shkaktojne permbytje ne vendin tone, e normalisht me te rrezikuara duket se jane qarku I Shkodres, I Vlores dhe Fierit, te cilet pritet te perballemn me permbytje masive, veriu I vendit nga kaskadat e hidrocentraleve, dhe lumenjte e shumte te cilet e shoqerojne.