Një 32-vjeçar shqiptar është vrarë me armë zjarri në Itali.

Ngjarja ka ndodhur sot në perfieri të Barit dhe trupi i tij është gjetur nga policia në rrugë.

Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari është identifikuar si Edvin Sadiku dhe sipas hetimeve të para dyshohet se krimi ka ndodhur për çështje droge. Ndaj 32-vjeçarit është qëlluar tre plumba, ku njëri prej tyre ka qenë fatal, duke i marrë edhe jetën.

Policia thotë se në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzhoja. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për të hedhur dritë mbi vrasjen e shqiptarit.

Artikulli paraprakKOPLIKU DO TË KETË DIÇKA QË NUK E KA PATUR MË PARË
Artikulli tjetërTRITOL NË MAKINË, TË RINJTË: NA E SHPËTOI JETËN LLAMBA E VAJIT