Dy shpërthime me tritol kanë tronditur Shkodrën mbrëmjen e kaluar. Shpërthimi i parë ndodhi në banesën e policit të Shkodrës Prelë Milani me detyrë komandant poste i policisë në Theth.

Nga ky shpërthim nuk ka të lënduar ndërsa polici Prelë Milani sapo kishte dalë nga shtëpia rreth orës 21:45 për të shkuar në punë sepse ka qenë i gatshëm për turnin e natës. Brenda shtëpisë ndodhej bashkëshortha dhe vajza e tij kur papritur kanë dëgjuar shpërthimin e fuqishëm teksa janë frikësuar edhe pse ka patur vetëm dëme materiale.

Sasia e lëndës plasëse e dyshuar si tritol është vendosur në pjesën e pasme të banesës së policit në zonën e Zooteknikës në një shtëpi private ku ai banon. Tritoli ka shpërthyer afër një barake ku nuk jeton askush dhe përdoret si magazinë nga familja tek një derë dytësore pas shtëpisë që nuk përdoret sepse porta kryesore është në anën tjetër.

Pavarësisht shpërthimit, polici Prelë Milani fillimisht nuk e ka kuptuar se ka ndodhur në banesën e tij duke qenë se shtëpia është me një oborr të madh dhe ka vijuar rrugën për të dalë në punë. Familjarët pasi është larguar i kanë bërë të ditur se tritoli ka shpërthyer në shtëpinë e tyre ndërsa më pas kanë ardhur eskpertët e policisë duke nisur hetimet për këtë ngjarje të ndodhur në banesën e kolegut të tyre.

Vetë polici Milani ka dyshime se kjo ngjarje ka ardhur për shkak të detyrës si polic dhe komandant poste në Theth. Çështja e kultivimit të drogës në Dukagjin vazhdon të jetë problem dhe efektivi Milani është përballur shpesh herë me asgjesim të lëndëve narkotike si pjesë e forcave të policisë.

Ndaj dyshimet e para janë se kjo ngjarje është një sinjal për policin Milani. Në Dukagjin në një kohë të shkurtër kanë ndodhur dy vrasje në fund të 2019 teksa është vrarë Lazër Arra dhe pas tij Gjergj Krytha, që të dyja vrasje që mendohen se kanë ardhur si pasojë e kultivimit të bimëve narkotike edhe pse kjo mbetet e pakonfirmuar sepse policia ende nuk i ka zbardhur.

Polici Prelë Milani ka mohuar të ketë patur ndonjë presion, kërcënim apo konflikt të drejpërdrejtë dhe se nuk ka një ide se kush mund të jenë autorët por dyshon fort se shpërthimi me tritol në banesën e tij mund të jetë një mesazh kërcënues për shkak të punës së tij të përditshme si efektiv policie. Ende policia nuk ka autor të dyshuar për këtë ngjarje dhe po punohet për identifikimin e tyre.

Prelë Milani përveçse një efektiv policie është edhe një poet, publicist si dhe pjesë e shoqatës atdhetare e kulturore “Dukagjini”.

Artikulli paraprakTËRMETI I 26 NËNTORIT NË SHQIPËRI, MË VDEKJEPRURËSI NË BOTË PËR VITIN 2019
Artikulli tjetër4 ORË 2 SHPËRTHIME, TRITOL EDHE NJË FAMILJE NË GRUDË TË RE