Një tërmet me magnitudë 5.5 ballë të shkallës Rihter është regjistruar në Turqinë qendrore, njoftoi Qendra Sizmologjike Euro-Mesdhetare (EMSC).
Tërmeti ka ndodhur në një thellësi prej 12 kilometrash dhe epiqendra ishte afër Adanas, sipas të njëjtit burim.
Në Turqi janë ende të hapura plagët e tërmetit shkatërrimtar të Shkurtit të këtij viti, i cili vrau pothuajse 60 mijë persona, në kufirin mes dy shteteve, Turqisë dhe Sirisë.