Një 23-vjeçar nga Tropoja u arrestua nga policia pasi tentoi të vriste me thikë një tjetër person. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në vendin e quajtur “Kroi i Dojanit” fshati Bujan. Policia thotë se “Fatlind Vidrica, 23 vjeç, banues në fshatin Bujan, Tropojë u arrestua pasi duke udhëtuar se bashku me shtetasin A.B, në mjetin e këtij të fundit, për motive të dobëta, ka tentuar të vrasë shtetasin A.B duke e goditur me thikë në krah dhe dorë”. 24 vjeçari i plagosur banues në fshatin Dojan, ndodhet në spitalin e Gjakovës jashtë rrezikut për jetën.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një mjet prerës (thikë), që dyshohet se është përdorur nga autori. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Vrasja me paramendim, mbetur në tentativë”, parashikuar nga neni 78 e 22 i Kodit Penal.