Një aksident i rëndë është shënuar sot në mëngjes në fshatin Dushaj të Tropojes. Furgoni që transportonte punëtorët e HEC është përplasur me një benz dhe për pasojë humbi jetën një person ndërsa janë plagosur 8 persona.

Informacioni paraprak i policisë informon se aksidenti u shënua në në fshatin Dushaj, në zonën B. “Furgoni HEc-it, me drejtues mjeti shtetasi, K.D., është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues mjeti shtetasi O.A., banues në Pukë.

Si pasojë e përplasjes ka gjetur vdekjen shtetasi D.O., si dhe janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve shtetasit K.D, O.A, si dhe punëntoret e HEC-it, shtetasit, B.Gj, B.P., A.I., M.Ç., M.D., B.M., të cilët janë transportuar në spitalin e Tropojës. Grupi hetimor ndodhet në vendgjarje ku po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.