Hapësirat publike në qytetin e Shkodrës vijojnë të mbeten problem shqetësues dhe një mision thuajse I pamundur nga bashkia.

Trotuaret janë zaptuar nga tregëtarët ambulant.Në afërsi të spitalit rajonal trotuaret janë zënë nga shitësit që tregëtojnë rroba të përdorura.Pa u shqetësuar aspak e shtrijnë aktivitetin e tyre përgjatë gjithë trotuarit.Nga ana tjetër policia bashkiake duket se është inekzistente, asnjë inspektor nuk duket në terren.Pavarëisht se qytetarët shkodranë pagujanë taksat hapësirat e tyre I kanë të zaptuara.Nga një vëzhgim I bërë rezulton se në disa zona kryesore në qytet trotuaret janë të zëna tërësisht nga shitësit apo karriget e loklave, pronarët vaqzhdojnë punën të qetë. Kjo është situate në tregun e Rusit, shitësit janë gjithandej në këtë zonë, disa me karroca, të tjerë ma kartonë ku kanë future mallin. Trotuaret e zëna që vazhdmisht i shohim me sy të lirë në Shkoder do t’u kthehen qytetarëve.” ka qënë ky premtim i përfaqësuesve të policisë bashkiake.Zaptuesit vazhdojnë të ushtrojnë aktivitetin e tyre, pa u merakosur se kanë zënë një hapësirë publike dhe aq më tepër se kanë një urdhër për lirimin e tyre. Ky fenomen ndodh në një pjesë të mirë të zonave në qytet dhe kjo gjatë stinës së verës është edhe më e dukshme. Edhe pse janë paralajmëruar disa herë e njëjta situatë shqetësuese vazhdon në shkodër. Për bashkinë shkodër nuk ka aspak rëndësi zaptimi I trotuareve.Qytetarët detyrohen që të kalojnë në rrugë sepse trotuaret janë të pakalueshme.Kjo vështirësohet akoma më shumë për fëmijët dhe të moshuarit.Kjo është një pamje që të shoqëron përgjatë gjithë qytetit të Shkodrës.Policia bashkiake ndjehet e pafuqishme për të ndërhyrë, policia e rendit dhe ajo e qarkullimit nuk e kanë object të veprimtarisë së tyre, ndaj edhe qytetarët nuk e dinë se ku të drejtohen për të kërkuar zgjiedhjen e këtij problemi

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakHILA: NË 10 SHTATORIT SHKOLLA E KOMANIT PAMJE TË RE
Artikulli tjetërTUKA: RRITJA ME 1.6% E PENSIONEVE, FITORE E BSPSH