SHKODËR, TREGTARËT AMBULANTË BLLOKOJNË HAPËSIRAT PUBLIKE.Trotuaret përgjatë gjithë gjate sise se Bulevardit “Bujar Bishanaku”, pergjate rrugës “Kongresi i Manastirit” dhe rruges “Leke Dukagjini” jane kthyer ne tregje. Përgjate trotuareve mund te gjesh veshje, produkte ushqimore, fruta-perime, aksesore, ene guzhine, kepuce, canta, produkte kozmetike e cdo gjë tjeter, keto trotuare I ngjajne një supermaketi me një shumellojshmeri artikujsh qe ka zbritur ne trotuar.

Perveq zenies se hapesirave publike dhe veshtiresimit te kalimit qofte te kembesoreve por edhe te automjeteve  nje problematike tjeter qe paraqet ky fenomen eshte mungesa e kushteve te higjenes per tregtimin e produkteve te ndryshme por ne veqanti ato ushqimore. Keshtu konsumatorit i ofrohen nje product ne fakt me cmim me te lire por me pak cilesi dhe per me teper qe mund te rrezikoje shendetin e tij.  Ne fakt ky fenomen ne qytetin e Shkodres nuk eshte i pazakonte e ndodh edhe ne shume zona te tjera te qytetit qofshin keto ne qender apo edhe ne periferi. Diten e premte policia bashkiake nderhyri per ndalimin e tregtareve ambulante ne zonen e rusit si nje zone shume problematike qe bllokon totalisht trafikun ne kete zone e kjo praktike duhet te ndiqet sa me pare edhe pergjate Bulevardit “Bijar Bishanaku” dhe rrugeve qe lidhen me kete boulevard.

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/jZL7eC2djms?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakÇFARË DO TË ZGJIDHË BORDI I RI I VLLAZNISË?
Artikulli tjetërTEATRI MIGJENI NË PRESHEVË