Bulevardi “Skënderbej”, një nga rrugët kryesore dhe më të populluara të qytetit të Shkodrës, i është nënshtruar një procesi rehabilitimi. Ndërmarrja e Shërbimeve Publike pranë Bashkisë Shkodër ka nisur prej disa ditësh një ndërhyrje sistematike për riparimin e trotuareve përgjatë të gjithë segmentit.

Pllakat e dëmtuara ndër vite dhe pengesat në lëvizje kanë qenë një shqetësim i vazhdueshëm për qytetarët dhe bizneset e zonës. Përmes kësaj ndërhyrjeje, po bëhet zëvendësimi i bazës së dëmtuar dhe nivelimi i hapësirave për këmbësorët.

Përveç riparimit të trotuareve, puna e ndërmarrjes përfshin edhe pastrimin e sistemimin e hapësirave të gjelbra, si dhe mirëmbajtjen e elementëve urbanë përgjatë bulevardit.
Puna pritet të vijojë edhe në ditët në vijim deri në realizimin e plotë të projektit.

https://youtu.be/mdGm95cH32g

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakSHKODËR, MBYLLET EDICIONI I 11-TË I KAMPIONATIT TË BASKET 3X3
Artikulli tjetërÇEZMAT PUBLIKE SJELLIN FRESKI PËR QYTETARËT