
Trotuaret në të dy anët e rrugës “ Don Bosko” në qytetin e Shkodrës janë dëmtuar. Pothuajse gjatë gjithë trotuarit pllakat janë hequr, duke krijuar gropa në rrugë të cilat vështirësojnë lëvizjen për këmbësoret. Ndërkohë në disa pjesë shkak për dëmtimin e pllakave, janë bërë edhe rrënjët e pemëve të dala në sipërfaqe. Të moshuarit si shkak i gjendjës në të cilën janë lënë trotuaret shprehen tejet të shqetësuar, pasi hasin edhe në pengesa gjatë lëvizjes sidomos gjatë darkës.
Ndërhyrja e institucioneve përgjegjëse për riparimin e trotuareve në rrugëm “Don Bosko” është i domosdoshëm, pasi kjo rrugë ka edhe një fluks të lartë lëvizjesh nga qytetarët shkodran.