Trump dhe Clinton, imazhet më të dobëta elektorale në histori Donald Trump dhe Hillary Clinton kanë imazhet më të dobëta elektorale nga të gjithë kandidatët presidencialë që Gallup ka studiuar që nga viti 1956, sipas kompanisë së sondazheve.
Sondazhi zbuloi se 61% e njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës e shihnin kandidatin republikan Trump si të pafavorshëm, e sipas Gallup këto janë rezultatet më të këqija në historinë e sondazheve presidenciale. Pesëdhjetë e dy përqind thanë se e shihnin gjithashtu Clinton të pafavorshme, pikë këto që renditeshin të dytat si më të këqijat. Asnjë kandidat për President përveç Ronald Reagan në vitin 1984 nuk e ka përfunduar fushatën presidenciale me një renditje mbi 70%, thotë Gallup. Sondazhi u publikua para se votuesit të bënin gati fletëvotimin e tyre për zgjedhjet e sotme.