SHBA

Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për rezultatin e deritanishëm të zgjedhjeve presidenciale, teksa rivali i tij Joe Biden është para me votat elektorale. Trump shkruan në “Twitter” se ka ndodhur diçka shumë e çuditshme duke hedhur dyshime mbi procesin e numërimit.

“Natën e kaluar unë udhëhiqja, shpesh në mënyrë solide, në shumë shtete kryesore, në pothuajse të gjitha rastet që demokratët drejtoheshin dhe kontrolloheshin. Pastaj, një nga një, ata filluan të zhdukeshin me magji ndërsa numëroheshin hedhjet e befasishme të votave. Shumë e çuditshme, dhe ata që bëjnë sondazhe ishin tërësisht dhe historikisht të gabuar!”, shkruan Trump.

Artikulli paraprakSHKODËR, KUMTUESIT: TË STUDIOHET MESHA E PARA 30 VITEVE
Artikulli tjetërTRUMP APO BIDEN? JA SITUATA NË SECILIN NGA SHTETET E MBETURA