Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump tha se Gjermania i ka borxh “shuma të mëdha parash” NATO-s dhe duhet ta paguajë SHBA-në me qëllim që t’i ofrohet më shumë siguri.

Trump i bëri këto komente sot në Twitter, vetëm një ditë pasi u takua me kancelaren gjermane Angela Merkel në Shtëpinë e Bardhë. “Pavarësisht asaj që keni dëgjuar në lajmet e rreme, unë kam pasur një takim të mirë me Merkelin”, ka shtuar presidenti amerikan. “Përkundër kësaj, Gjermania i ka borxh shuma të mëdha parash NATO-s dhe Shteteve të Bashkuara dhe duhet të paguajë më shumë për të qenë më e fuqishme dhe një mbrojtje shumë e shtrenjtë i ofrohet Gjermanisë”, ka shkruar më tej ai. Trump në takimin me Merkelin ka rikonfirmuar “mbështetjen e fuqishme” të SHBA-së për NATO-n por po ashtu ka thënë se shtetet anëtare duhet të paguajnë pjesën e tyre të obligimeve financiare. “Shumë shtete, në vitet e fundit kanë borxhe të mëdha dhe kjo është e padrejtë për SHBA-në”, ka thënë Trump, duke shtuar se shtetet duhet të paguajnë borxhet e tyre.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakPRONAT, SHQIPERIA DO TE PAGUAJE 18 MLN EURO
Artikulli tjetër“MEGA”, SEKUESTROHEN MBI TON DROGE