Hapi i parë i Trump: Do dëboj nga SHBA 3 milionë emigrantë .”Do ndërtojmë murin në kufirin jugor” ‘

Hapi i parë i Presidentit të zgjedhur, Donald Trump, do të jetë dëbimi nga Amerika i rreth 3 milionë emigrantëve të paligjshëm. Trump ka deklaruar gjatë një interviste për rrjetin televiziv “CBS”, se do të firmosë vendimin menjëherë pas marrjes së detyrës. “Ajo që ne do të bëjmë është që njerëzit të cilët janë kriminelë dhe kanë të dhëna penale, anëtarët e bandave, tregtarët e drogës, ku ka shumë njerëz nga këta, ndoshta dy milionë – mund të jenë edhe tre milionë – ne do t’i nxjerrim ata jashtë vendit tonë, ose do t’i burgosim”, u shpreh Trump për “60 minuta” në “CBS”. “Ata janë këtu në mënyrë të paligjshme dhe ne do t’i largojmë ata”, vijoi Trump, ndërsa theksoi se SHBA do të forcojë kufijtë për të penguar hyrjen e emigrantëve të paligjshëm. I pyetur nëse do të ndërtojë murin përgjatë kufirit jugor me Meksikën, siç edhe premtoi në fushatë, Trump u përgjigj: “Po”. Një ditë më parë, Trump deklaroi se do tërhiqet nga premtimi për të anuluar reformën në shëndetësi “Obama Care”, ndërsa duket se është i vendosur për realizimin e një tjetër premtimi të bujshëm në fushatë, largimin e emigrantëve.

Artikulli paraprakAKSIDENT NE PEZE-HELMES,POLICI NE GJENDJE TE RENDE
Artikulli tjetërMOTI I KEQ,EMERGJENCAT VIJOJNE OPERACIONET PER TE SHPETUAR BANORET