Presidenti amerikan, Donald Trump do të mbajë sot një fjalim në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës. Trump pritet të promovojë fuqinë ekonomike të Shteteve të Bashkuara dhe dëshirën e këtij vendi për të bërë biznes. “Nëse ju nuk brohorisni për kompanitë e shtetit tuaj, nuk do të funksionojnë”, ka thënë Trump në një takim me liderët evropian të biznesit.

Ai pritet të flasë për reformat e taksave si kanë ndikuar në të mirë të ekonomisë. “Mendoj se mesazhi kryesor është, që ne dëshirojmë prosperitet dhe dëshirojmë paqe”, ka thënë Trump. “Shumë persona janë duke u kthyer në Shtetet e Bashkuara. Ata po shohin investime të jashtëzakonshme”. Trump pritet të takohet me presidentin e Ruandës, Paul Kagame, udhëheqësi aktual i Bashkimit Afrikan.

Lideri afrikan pritet të deklarohet ato që shumë persona i kanë konsideruar komente poshtëruese të presidentit Trump për shtetet afrikane.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI NE MBESHTETJE TE VLLAZNISE PARA RIFILLIMIT TE SUPERLIGES
Artikulli tjetër“SHPIRTI JOT U PREFTË NË PAQE”, FAMILJARËT E ALDISONIT VENDOSIN LULE NË VENDIN KU U VRA ARIELA