Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump i është kundërpërgjigjur deklaratës së diktatorit Kim Jong Un për arsenalin e tij bërthamor. Në një postim në Twitter, Donald Trump shkruan se butoni i tij i armëve bërthamore është më i madhe dhe më i fuqishëm se ai i Koresë së Veriut. “Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong

Un deklaroi se butoni bërthamor është në çdo kohë mbi tavolinën e tij. Dikush që është pjesë e regjimit të tij të varfëruar ta njoftojë atë se edhe unë kam një buton bërthamor, por është shumë më i madh dhe më i fuqishëm se i tij, dhe butoni im punon”, ka shkruar Presidenti Trump në rrjetet sociale.

Ky reagim i presidentit amerikan vjen pas kërcënimit të liderit të Koresë së Veriut gjatë kësaj jave. Koreja e Veriut pretendon se ka armë bërthamore dhe mund të sulmojë SHBA-në, ndërsa analistët bien dakord se shteti komunist ka një arsenal të tillë, por nuk është e qartë nëse ka teknologji të avancuar që të mund t’i përdorë

Artikulli paraprakSHPËRTHIM NË SUEDI, PLAGOSET SHQIPTARJA
Artikulli tjetërMË 31 JANAR SPEKTAKLI I HËNËS, PRITEN DY FENOMENE QË NDODHIN ÇDO 150 VJET