Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi se do të vizitojë më 3 tetor Porto Rikon.

“Porto Riko ka nevojë për shumë para. Do të shkoj atje të martën, kjo duket të jetë dita më e përshtatshme që nuk ndërpret punën dhe përpjekjet e punonjësve të emergjencës për të ndihmuar njerëzit“, u tha Presidenti Trump ligjvënësve ndërsa i njoftoi për vizitën që vjen rreth dy javë pasi uragani

Maria shkatërroi territorin e ishullit. Shtëpia e Bardhë njoftoi se do të rrisë fondet për Porto Rikon për të ndihmuar në heqjen e gërmadhave të shkaktuara nga uragani si dhe forcuar masat mbrojtëse në rast emergjencash, përfshirë ndihmën e drejtpërdrejtë federale për 180 ditë. Menjëherë më pas guvernatori i Porto Rikos Ricardo Rossello, shkroi në twitter se informoi presidentin për situatën në terren dhe se e kishte falënderuar atë për përgjigjen e shpejtë ndaj situatës së krijuar atje.

Artikulli paraprak“TONIGHT”, REXHVELAJ: TURP TË THUASH QË PREK CALI NUK KA LEJE NDËRTIMI
Artikulli tjetërKRYEMINISTRI I KOSOVËS, RAMUSH HARDINAJ, VIZITON SOT TIRANËN