Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, lavdëroi përpjekjet e administratës së tij për paqen gjatë një fjalimi për udhëheqjen ushtarake, por theksoi se përleshjet në Gaza dhe Ukrainë vazhdojnë, pavarësisht ndërmjetësimit të Uashingtonit. Gjatë një fjalimi para komandantëve ushtarakë në Quantico, Virginia, Trump deklaroi se presidenti rus Vladimir Putin dhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski duhet të takohen ballë për ballë për të gjetur një zgjidhje për luftën e nisur nga Kremlini në Ukrainë.

Ai shtoi se Hamas duhet të pranojë propozimin e paqes të paraqitur nga SHBA-të. Trump: Hamasi duhet të pranojë, dhe nëse nuk e bën, do të jetë shumë e vështirë për ta.

Sipas burimeve, të gjitha palët e tjera, përfshirë shtetet arabe dhe Izraelin, kanë pranuar propozimin amerikan, ndërsa vazhdon të pritet vendimi i Hamasit, i cili mund të jetë vendimtar për fatin e konfliktit në ditët në vijim.

Artikulli paraprakSULM ME DRON RUS NË DNIPRO TË UKRAINËS, NJË I VDEKUR DHE 20 TË PLAGOSUR
Artikulli tjetërRAMA TAKON PËRFAQËSUES TË VENDEVE E ORGANIZATAVE PARTNERE TË SHQIPËRISË