
Presidenti amerikan, Donald Trump po zhvillon një konferencë për shtyp me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë. Konferenca e tij vjen një vit pasi u rikthye në detyrë si president dhe përballet me kritika nga udhëheqësit evropianë për ambiciet e tij për Groenlandën. Trump pritet të udhëtojë për në Davos të Zvicrës, për të marrë pjesë në Forumin Ekonomik Botëror këtë javë.
Presidenti e nisi fjalën e tij duke folur për operacionet e zbatimit të ligjit për imigracionin në Minesota, ku ai thotë se Zyra e Imigracionit dhe Doganave (ICE) ka arrestuar 10 mijë emigrantë pa dokumente. Ai i quajti të gjithë “kriminelë”. Sipas presidentit amerikan, administrata e tij ka bërë më shumë se çdo administratë tjetër.
“Ne kemi bërë më shumë se çdo administratë tjetër deri më tani në aspektin ushtarak, në aspektin e përfundimit të luftërave. Askush nuk ka parë diçka të tillë”, theksoi ai.






