Në prag të zgjedhjeve në Alabama, presidenti amerikan Donald Trump regjistroi një mesazh audio në mbështetje të kandidatit republikan për senatin, i akuzuar për abuzime seksuale.

Mesazhi i publikuar nga ekipi i fushatës së Roy Moore, numri një i Uashingtonit theksoi se axhenda e tij nuk do të zbatohej nëse Moore do të humbiste. Kreu i Shtepisë së Bardhë po përdor të gjithë ndikimin e tij politik në favor të gjykatësit, i cili garon përballe demokratit Doug Jones. Trump i mëshon faktit se republikani i ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme akuzat e disa grave për ngacmime seksuale, përgjithësisht në kohën kur ato ishin adoleshente. Zgjedhjet e së martës mund të ndryshojnë balancën e pushtetit në senat para zgjedhjeve të mesit të mandatit për Kongresin.

Nje grua pretendon se Moore e kishte ngacmuar kur ajo ishte 14 vjec, ndersa nje tjeter thote se burri ka dashur ta përdhunojë. Gjate një manifestimi te mbajtur mbremjen e se henes, republikani riperseriti qendrimin e tij, duke pyetur perse akuzueset kishin pritur 40 vjet para se te ngrinin akuzat. Duke folur krah ish kryestrategut te trumpit, Steve Bannon, përpara nje turme e cila therriste slogane pro tij, Moore citoi shpesh Biblen. Trump e mbeshtetin 70 vjecarin edhe gjate nje aktiviteti ne Florida diten e premte, ndersa shume republikane te tjere si lideri i shumices ne senat Mitch McConnell, e kane distancuar veten nga kandidati i partise. 

Artikulli paraprakSHPËRTHIM I FUQISHËM NË NJË PIKË KARBURANTI NË AFËRSI TË ATHINËS
Artikulli tjetërSHTOHEN DHE 3 DOKUMENTE BIZNESI QË MERREN ONLINE