Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një video-mesazhi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos deklaroi se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo luftë nuk duhej të kishte filluar kurrë. Shumë më tepër njerëz kanë humbur jetën sesa ç’raportohet,” u shpreh ai.

Presidenti amerikan shtoi se do të donte të takonte presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e konfliktit.

“Dëshiroj të takoj Putin së shpejti. Duhet t’i japim fund kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë,” deklaroi Trump.

Artikulli paraprakSHQIPËRIA NË PANAIRIN E TURIZMIT NË MADRID, RAMA: QENDËR VIZITORËSH NGA E GJITHË BOTA
Artikulli tjetërNJË SËRË REFLEKTIMESH MUND T’JU LARGOJNË NGA NJERËZIT QË NUK E MERITOJNË MË VËMENDJEN TUAJ, HOROSKOPI PËR SOT