
Presidenti amerikan Donald Trump në takimin me presidentin ukrainas Volodymir Zelensky në Shtëpinë e Bardhë tha se mund të ketë një takim 3 palësh edhe me Putin nëse sipas tij çdo gjë do të shkojë mirë.
“Nëse gjithçka shkon mirë, do të ketë një takim trepalësh me Putinin’, tha ai.
Trump tha se të gjithë duan që kjo luftë të mbarojë.
“Unë kam përfunduar gjashtë luftëra, por kjo është komplekse. Të gjithë duan që kjo luftë të përfundojë. Garanci sigurie? Do të flasim me partnerët tanë dhe do ta shohim’, tha ai.






