Trump, thirrje për unitet vendeve myslimane në luftën kundër terrorizmit

Presidenti Trump mbajti një fjalim para udhëheqësve arabë, ku bën thirrje për unitet mes vendeve myslimane për të luftuar terrorizmin. Presidenti i SHBA, e mbajti fjalimin në Riad, gjatë takimit rajonal që përqendrohet në luftën kundër ekstremizmit. “Amerika është një vend sovran dhe prioriteti ynë i parë është gjithmonë siguria e qytetarëve tanë. Ne nuk jemi këtu për të ligjëruar – nuk jemi këtu për t’u treguar njerëzve të tjerë se si të jetojnë, çfarë të bëjnë, kush të jetë apo si ta adhurojnë, por ne jemi këtu për të ofruar partneritet – bazuar në interesa dhe vlera të përbashkëta – për të ndjekur një të ardhme më të mirë për të gjithë ne “, thotë presidenti Trump në një pjesë të fjalimit të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë. “Sa herë që një terrorist vret një person të pafajshëm, dhe thërret në mënyrë të rreme emrin e Perëndisë, duhet të jetë një fyerje për çdo njeri që beson”, – tha presidenti. “Terrorizmi është përhapur në të gjithë botën, por rruga drejt paqes fillon pikërisht këtu, në këtë tokë të lashtë, në këtë tokë të shenjtë”, shtoi zoti Trump, duke theksuar se, “Amerika është e gatshme të qëndrojë me ju në ndjekje të interesave të përbashkëta dhe sigurisë së përbashkët . “ Përpara fjalimit, presidenti i SHBA është takuar me Këshillin e Bashkëpunimit të gjashtë vendeve të Gjirit për për të diskutuar mbi dallimet me Iranin, si të sillen me atë vend dhe si të godasin militantizmin islamik. Ky fjalim është një kthesë e habitshme për presidentin pas retorikës së tij “Amerika e Para” dhe deklaratave të fushatës që bënin thirrje për një “ndalim musliman” të mbështetur nga urdhrat e mëvonshëm që u përpoqën të kufizonin udhëtimin në gjashtë vende me shumicë myslimane. Arabia Saudite është një destinacion i pashembullt për një vizitë fillestare jashtë shtetit nga çdo president amerikan, por vendi i pasur me naftë, që ka lidhje të thella në energji dhe mbrojtje ushtarake me Shtetet e Bashkuara, nuk u vendos në ndalimet e udhëtimit.