
Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka uruar përmes një postimi në X presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Donald Trump. Begaj e përgëzoi për postin e ri që mori Trump. Begaj thekson se Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin mes dy vendeve.
“Urime të ngrohta për @DonaldTrump duke u betuar si Presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të qëndrojnë si një dëshmi e vlerave të qëndrueshme të demokracisë. Shqipëria krenohet me aleancën dhe miqësinë e saj të fortë me SHBA-në dhe mbetet e përkushtuar për të forcuar më tej partneritetin tonë”, shkruan Begaj.