Trump urdhëron: Brenda 30 ditëve strategji për shuarjen e ISIS

Presidenti Donald Trump ka urdhëruar anëtarët e kabinetit të tij dhe shefat e Shtabit që të hartojnë brenda 30 ditëve strategjinë për të luftuar të ashtuquajturin Shteti Islamik. Ai ka kërkuar që të intensifikohet fushata amerikane kundër grupit ekstremist që zotëron një sipërfaqe të konsiderueshme territori në Siri dhe Irak. “Është politika e Shteteve të Bashkuara të ISIS të jetë i shuar”, ka thënë Trump. Ai ka nënshkruar një memorandum ekzekutiv zyrtar për këtë përpara kamerave televizive, ndërkohë që zakonisht bëhen kërkesa zyrtare private në Pentagon. Një zyrtar i lartë tha se deklarata “përcjell në botë dhe tek aleatët, forcën e vendosmërisë sonë”, duke shtuar se “ajo përfaqëson një deklaratë të thellë të Shteteve të Bashkuara se janë të angazhuar për të përfunduar krimet e shëmtuara të ISIS”. Urdhri u është dërguar agjencive të inteligjencës, ndërsa përveç pjesës ushtarake do të ketë edhe strategji të tjera diplomatike dhe fushata online për të diskredituar grupin. Gjatë fushatës, Trump shpesh pat paralajmëruar për përhapjen e ISIS, duke premtuar se ata do të “preknin ferrin”, nëse zgjidhej president.