Koreja e Jugut po përgatitet të shpallë masa urgjente për të mbështetur industrinë e saj të automobilave javën e ardhshme, pas tarifave të larta të vendosura nga Donald Trump.

Sipas deklaratave të kryeministrit të vendit, Han Deok-soo, siç raporton agjencia Yonhap, tarifat e reja prej 26% të Trump për eksportet e makinave në SHBA pritet të rëndojnë ndjeshëm ekonominë e Koresë së Jugut.

Han shtoi se ministri i tregtisë i Koresë së Jugut do të vizitojë Shtetet e Bashkuara sa më shpejt të jetë e mundur, me qëllim që të marrë pjesë në negociatat për të adresuar krizën.

Kjo lëvizje vjen pas deklaratave të fundit të ministrit të Financave të vendit, i cili u zotua të përdorë çdo mjet në dispozicion për të stabilizuar tregjet financiare në rast të paqëndrueshmërisë së madhe.

Artikulli paraprakSHFAQJA PREMIERE “7 MINUTA”
Artikulli tjetërDYSHOHET PËR PENGMARRJE NË LEZHË, IDENTIFIKOHEN DY AUTORËT