Trupa e teatrit “Migjeni” në prag të premierës “Një zjarrëfikëse në oborrin e teatrit” kanë lënë sallën e provave dhe kanë dalë në qendër të qytetit duke ftuar qytetarët që të vijnë në teatër për të shijuar një shfaqje ndryshe.

Pas gjiros në qytet, janë ngjitur në zyrën e kryetares së bashkisë Voltana Ademi. Kryebashkiakja premtoi për mbështetje më të madhe financiare ndërsa drejtorja e teatrit tregoi se aktorëve i janë dyfishuar pagat. Regjisori Stefan Çapaliku shfrytëzoi rastin për të kërkuar gjetjen e formave të reja për të sjellë brezin e ri në teatër për të zbutur krizën e identitetit cultural. Shfaqja “Një zjarrëfikëse në oborrin e teatrit” do jetë nga data 16 deri më 19 shkurt në ora 19:00. Përveç kësaj në mars kjo trupë është ftuar në festivalin ballkanik ndërkombëtar që do zhvillohet në Bursa të Turqisë.

Artikulli paraprakGUR I ZI, MARKU: DO TË ZËVENDËSOJMË KOSHAT
Artikulli tjetërPJESHKA: VLLAZNIA E MERITOI FITOREN NDAJ FLAMURTARIT