Trupi i Papa Françeskut do të transferohet sot në Bazilikën e Shën Pjetrit, ku do të zhvillohen homazhet. Shifrat e pjesëmarrësve pritet të jenë të mëdha, me mijëra besimtarë që kanë mbërritur tashmë në Vatikan për t’i dhënë lamtumirën Papa Bergoglio-s.

Dje, më shumë se 50.000 besimtarë u grumbulluan në Kolonadën e Shën Pjetrit, ndërsa në zonën e bazilikës ishin të pranishëm mbi 100.000 individë. Arkivoli i Papa Françeskut do të mbahet në procesion nga Piazza di Santa Marta dhe do të kalojë nën Harkun e Këmbanave, duke hyrë në Bazilikën e Shën Pjetrit përmes derës qendrore.

Në orën 11:00, dyert e bazilikës do të hapen për mijëra besimtarë që do të mblidhen për të bërë nderimet e fundit. Ata do të kenë mundësinë të përcjellin trupin e Papa Françeskut dhe të marrin pjesë në funeralin që do të zhvillohet të shtunën, më 26 prill, i drejtuar nga kardinali Giovanni Battista Re.

“Dhoma e Pushimit” e Papa Françeskut, ku do të ekspozohet trupi i tij, do të qëndrojë e hapur për tri ditë. Hapet sot nga ora 07:00 deri në mesnatë, sërish nesër dhe pasnesër deri në orën 19:00 të së premtes, më 25 prill.

Shën Pjetri ka qenë i rrethuar nga masa të larta sigurie për të përballuar fluksin e madh të besimtarëve dhe mediatikëve që kanë mbërritur për të ndjekur ngjarjen. Kontrollet e sigurisë, përfshirë detektorët e metaleve, janë instaluar në të gjithë zonën për të garantuar sigurinë e njerëzve dhe për të parandaluar çdo incident. Agjentë elitarë janë vendosur edhe në çatitë e Bazilikës, ndërsa ekipet e gazetarëve të pranishëm janë të shumta, për të transmetuar ngjarjet në të gjitha kanalet ndërkombëtare.

Artikulli paraprakVRANËSIRA DHE RESHJE SHIU…PARASHIKIMI I MOTIT PËR DITËN E SOTME
Artikulli tjetërSPOTI I EDONA BILALIT, REAGON LUÇIANO BOÇI: THJESHT E TURPSHME!