Një person është gjetur pa shenja jete në banesë në fshatin Dajc të Lezhës.

Trupi i viktimës, rreth 53 vjeç, është gjetur thuajse i dekompozuar.

Për pasojë dyshohet se viktima ka ndërruar jetë kohë më parë, por një gjë e tillë mbetet ende për t’u konfirmuar.

53-vjeçari jetonte i vetëm dhe trupi është dërguar në morgun e Tiranës, ku do t’i nënshtrohet mjekësisë ligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes.

Artikulli paraprakVIROZAT U BËNË MË AGRESIVE NË 2024, U RRIT BARRA E SËMUNDJEVE NË POPULLATË
Artikulli tjetërJEP DORËHEQJEN PREFEKTI I QARKUT LEZHË GJERGJ PRENDI, SHKAK DYSHOHEN PËRPLASJET ME KREUN E BASHKISË