
Ky është fermeri Kujtim Qokthi nga fshati Trush, të cilit duke filluar nga dita e nesërme e gjithë tufa me bagëti të imta do t’i asgjësohet, pasi të gjitha krerët e bagëtive kanë rezultuar të prekura nga sëmundja e murtajës.
Ai tregon se do të asgjësohen 280 krerë dele, njoftimi është bërë pas analizave që kanë konfirmuar praninë e virusit tek bagëtitë. Ndërkohë, bagëtitë që kanë ngordhur janë duke u groposur nga vetë fermeri.
Qokthi shprehet se ky është i vetmi burim të ardhurash për familjen e tij dhe se humbja e gjithë tufës e lë atë pas asnjë mbështetje ekonomike.
Kujtimi shprehet se dëmi financiar i shkaktuar përllogaritet në rreth 40 milionë lekë të vjetra.
Kërkon që shteti ti ofrojë kompensim financiar në përputhje me dëmin që do ti shkaktohet pas asgjësimit të bagëtive.
Ditën e nesërme pritet që të kryhet proçedura e asgjësimit të bagëtive në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes tek bagëtit e tjera në zonë.