Në fshatin Trush të njësisë administrative Berdicë, kanalet vaditëse dhe kulluese janë bllokuar si pasojë e mospastrimit prej vitesh. Bimësia dhe shkurret kanë mbuluar plotësisht kanalet. Banorët shprehen se një situatë e tillë është tepër shqetësuese pasi rrezikon përmbytjen e tokave gjatë stinës së dimrit kur ka reshje shiu.

Banorët kërkojnë që institucionet përgjegjëse të ndërhyjnë për të pastruar kanalet, në mënyrë që të evitojnë përmbytjet gjatë dimrit.

Prej vitesh, vihet re mungesa e mirëmbajtjes së kanaleve kulluese në këtë zonë. Një problem i tillë kërkon zgjidhje të menjëhershme por institucionet përgjegjëse vijojnë të tregohen indiferent.