
Një ndërhyrje e rëndësishme për pastrimin e kanaleve kulluese po realizohet në fshatin Trush në njësinë administrative Bërdicë.
Bashkia Shkodër në bashkëpunim me bordin e kullimit po pastron kanalin kryesorë në këtë zone.
Banorët e zonës thonë se prej rreth 30 vitesh nuk është bërë asnjë ndërhyrej pastrimin e tij
Për disa vite me radhë ky kanal qëndroi papastruar nga mbeturinat e shumta, shishet plastike e deri tek bimësia .
Si pasojë e mungëses së një pastrimi ky kanal ishte kthyer në një kolektor të madh mbetjesh






