Drejtori i ri i policisë vendore të Shkodrës Edmond Sulaj e nisi detyrën e tij me goditjen e një shtëpie bari në fshatin Trush të njësisë Bërdicë. Drejtori Sulaj tha se në operacionin e koduar “Trushi” u sekuestruan 123 bimë narkotike të kultivuara në vazo përmes llampave ndërsa u arrestuan tre shtetas.

Po ashtu policia e Shkodrës procedoi penalisht kryeplakun e Trushit të poshtëm Kastriot Dukaj dhe dy punonjës të OSHEE Zef Nikolli dhe Flogert Hila.

Drejtori Sulaj shprehet se shtëpitë e barit janë të përhapura duke u kthyer në një fenomen negative të cilin policia do e godasë.

Policia vijon që të ketë një vëmendje edhe për parandalimin e shitjes dhe konsumimit të drogës pranë shkollave.

Emërimin e tij në krye të policisë së Shkodrës, drejtori Sulaj i cili më përpara drejtonte krimet e rënda në drejtorinë e përgjithshme të policisë thotë se e ka pritur me optimizëm.
Në këtë konferencë për media drejtori i policisë së Shkodrës tha se këtë vit janë mbi 191 mijë bimë narkotike kanabis dhe fidanë të sekuestruara.

SHKARKO TANI
Artikulli paraprakBEGAJ ME HOMOLOGUN KROAT: DUHET TË RRITET BASHKËPUNIMI EKONOMIK! MIRËNJOHJEJE KROACISË PËR MBËSHTETJEN NË RRUGËN DREJT BE
Artikulli tjetërNDRIÇIMI I KALASË SË LEZHËS, NDËRPRITEN PUNIMET