
Rruga “Mallamani” në brendësi të fshatit Trush në njësinë administrative Bërdicë vijon të jetë në gjendje të rënduar për shkak të amortizmit.
Banorët thonë se në këtë rrugë me gjatësi rreth 400 m nuk është bërë asnjë investim prej 30 vitesh, ndërsa shtojnë se e vetmja mënyrë për të lëvizur në ditët kur ka reshje janë çizmet dhe automjetet pasi segmenti bëhet I pakalueshëm
Rreth 30 familje që jetojnë në këtë zonë përballen thujase çdo vit në stinën e reshjeve me këtë situatë. Banorëve shpesh herë u është premtuar se rruga e tyre do të rikonstruktohet, por asgjë nuk është bërë dhe gjithçka ka mbetur në kuadrin e premtimeve.






