KRYEMINISTRI GREK PARA REFERENDUMIT, DEKLARON SE DO DORËHIQET NËSE PRANOHET FMN. Kryeministri grek, Aleksis Tsipras i ka bërë të qartë popullit grek që nëse pranon masat shtrënguese të kreditorëve ndërkombëtarë në referendumin e të dielës, kabineti i tij do të japë dorëheqjen pasi ta ketë ratifikuar atë në parlament, në një përpjekje të fundit për të bindur bashkëkombasit e tij që të refuzojnë ofertën.

“Populli grek do ta marrë vendimin. Nëse populli grek vendos të vazhdojë me masa shtrënguese në pafundësi, me plane që nuk do të na lënë të ngremë kokë, është zgjedhja e tyre. Por, nuk do të jemi ne që do të çojmë përpara këtë plan. Por nëse do të vendosin për një të ardhme tjetër të vendit tonë, atëherë do ta bëjmë bashkë”. I vendosur përballë një situate kritike, me mbylljen e bankave dhe vendosjen e kontrollit të kapitaleve, Tsipras i bëri thirrje votuesve që sa më i madh të jetë numri i atyre që do të thonë “jo”, aq më e madhe është mundësia që të rinisin negociatat me kreditorët, të cilët do të kuptojnë pasojat e daljes së vendit nga eurozona. Ndërsa kryeministri jepte itnervistën, rreth 20 000 vetë ishin mbledhur në qendër të Athinës, për të mbështetur votën “jo” në referendumin e të dielës, edhe pse të vetëdijshëm që vendi futet në një rrugë të panjohur dhe të rrezikshme, Greqia e ka të praktikisht të pamundur të paguajë sot 1,6 miliardë eurot që i detyrohet Fondit Monetar Ndërkombëtar brenda ditës së sotme, ndërsa vetëm gjatë korrikut duhet të shlyejë rreth 10 miliardë euro ndaj kreditorëve të tjerë që kanë kontribuar në programin e shpëtimit.

Artikulli paraprakFEJZI PERDJA, NDEROHET ME TITULLIN “MIRËNJOHJA E QYTETIT”
Artikulli tjetërBERLUSKONI KUNDËR BE: E SHKATËRRUAN VETË GREQINË