Opozita sot do të zhvillojë një protestë para Kryeministrisë në orën 12:00, ndërsa për shefin e qeverisë është një ditë e zakonshme si të tjerat. Ai e ka nisur ditën me një artikull të gazetës irlandeze që e rendit Shqipërinë ndër destinacionet për të mos u humbur të turizmit. “MIRËMËNGJES dhe me këtë artikull të medias irlandeze që e rendit Shqipërinë ndër destinacionet kryesore për të mos u humbur gjatë vitit 2018, ju uroj një fundjavë të mbarë”, ka shkruar kryeministri.

E ndërsa një komentues i ka numëruar Ramës të gjitha arsyet për te cilat sot ai do të protestojë, Rama i është përgjigjur me ironi dhe batuta duke ‘thumbuar’ Kryemadhin.

rama