Në stadiumin “Loro Boriçi” tashmë edhe pista e tartanit quhet e përfunduar dhe atletët shkodranë dhe jo vetëm do të mund të zhvillojnë garat e tyre. Për trainerin e atletikës Vildan Tufi çdo gjë është gati dhe se në këtë pistë tashmë mund të zhvillohen edhe aktivitetet ndërkombëtare në atletikë të programuara për gjatë vitit 2018.

Vildan Tufi deri para pak kohësh ka qënë edhe traineri i atletit shkodranë Izmir Smajlaj i cili u shpall edhe kampion Europe. Tashmë me transferimin e Smajlaj në Tiranë edhe bashkëpunimi i tyre është ndërprerë dhe Tufi në lidhje më këtë temë shprehet. Traineri i atletikës ndër të tjera shprehet se ka besim tek aftësitë e Izmirit që në aktivitetet ku ai do të marrë pjesë do të arrijë rezultatet e pritshme.

Artikulli paraprakKAPITENI I EKIPIT U-19 FIRMOS ME VLLAZNINË
Artikulli tjetërBARKIÇI: JAVA MË E KEQE E PESHËNGRITJES SHQIPTARE