
Kontratat kolektive janë zbatuar në masën 80% gjatë vitit 2024 në Shkodër. Kështu deklaroi Albert Tuka, kryetar I bashkimit të Sindikatave të Pavarura në qarkun Shkodër.
Tuka kërkon që të zbatohen të gjitha mekanizmat për të eliminuar punën në të zezë.
Disa herë, përmes mediave në Shkodër sindikata ka lobuar që të zbatohet kontrata kolektive në Shkodër. Duket se tashmë situata ka nisur të përmirësohet.