
Gjatë vitit 2025 janë mbyllur 18 biznese në Shkodër, duke e çuar në 1 850 numrin total të bizneseve të mbyllura në vend. Një gjë e tillë theksohet nga kryetari i Bashkimit të Sindikatave të Pavarura Shqiptare në Shkodër, Albert Tuka. Sipas tij, shkaku kryesor lidhet me keqmenaxhimin qeveritar, rënien e fuqisë blerëse dhe emigrimin, i cili po tkurr tregun e punës dhe konsumit. Ndërkohë, shifrat janë më alarmante, teksa gjatë viteve të fundit, sipas Tukës, janë mbyllur mbi 2500 biznese.
Situata po krijon shqetësim të veçantë për pensionistët që hapin biznese për të përballuar jetesën. Tuka thotë se qeveria duhet të rrisë pensionet, ose të hiqen sigurimet shoqërore për pensionistët, për të lehtësuar barrën mbi ta.
Albert Tuka paralajmëron se pa ndërhyrje urgjente, vala e mbylljes së bizneseve mund të vijojë, duke pasur pasoja të rënda për ekonominë dhe punësimin






