Pas 17 orësh në grevë urie, banorët e zonave të përmbytura kanë vendosur që të dalin nga joa grevë vetëm pas ndërhyrjes së kreut të sindikatave Albert Tukaj dhe kryebashkiakes Voltana Ademi.

Tukaj shprehet se ka arritur t’i bind grevistët duke qenë se ndodheshin në kushte tejet të vështira. Tukaj thotë se kauza e banorëve të përmbytur për mosdhënien e dëmshpërblimeve është e drejtë ndaj edhe mbështet grevën që pritet të rifillojë përsëri. Sindikata e pavarur do i bashkohet protestës me 29 janar dhe i bën thirrje jo vetëm banorëve të përmbytur por edhe kujtdo tjetër që të bashkohen për të protestuar mbi të drejtat që pretendojnë.