Mjetet 8+1 që bëjnë transportin e udhëtarëve në qytetin e Shkodrës po falimentojnë si shkak i reformave të qeverisë.

Deklarata vjen nga presidenti i bashkimit të sindikatave të pavarura në Shkodër Albert Tukaj. Presidenti i BSPSH në Shkodër Tukaj përveç situatës të mjeteve 8+1 përmendi edhe reformat e tjera që sipas tij po dëmtojnë biznesin kryesisht.