Punonjësit socialë që punojnë në qëndrat rezidenciale janë ne procesin e testimit për nivelin e aftësisë pas urdherit qe nxori ministry I mireqenies blendi Klosi.Sa I takon qytetit te Shkodres aty ku ze vend edhe zanafilla e gjithe ketij testimi drejtorja e sherbimit social Valbona Tula e vleresoj me nota pozitive kete provim I cili do te perfshije personelin e 5 institucioneve ne Shkoder.

Tula nenvizoi se per metropolin verior jane 101 punonjes qe I jane nenshtruar ketij testi me shkrim dhe me goje.Drejtorja Tula nenvizon se pjesmarrja ka qene ne masen 100 % ndersa nuk mohon faktin se marrja e nje pergjigje negative nga ky test do te thote penalizim, e perkthyer me shkarkim nga puna.Drejtoria e sherbimit social nenvizon se oraret e testimit gjate kesaj periudhe nuk jane bere pengese e zhvillimit te punes neper institucione. Ministria e Mirëqenies Sociale do të kalojë në sitë të gjithë punonjësit e shërbimeve sociale ndersa ministri Blendi Klosi, shprehej pak kohe me pare se ky testim do të shërbejë për të vënë në peshore aftësinë profesionale të punonjësve. Te gjitha keto Masa për punonjësit e shërbimit social, vijnë pak kohë pas ngjarjes së ndodhur në Shkodër, ku një punonjëse e Jetimores dhunoi fëmijët.