Ndihma për më të varfërit nuk mund të jepet vetëm nga shteti, por edhe nga organizma të tjerë, kështu deklaroi drejtorja e sherbimit social shkoder Valbona Tula teksa kujton fushatat e kaluara sensibilizuese te cilat kane qene pozitive dhe mjaft frytedhenese sa i takon ndihmes se ketyre personave.duke qene se jemi ne 2 muajt e fundit te vitit, Tula thekson se kontaktet me keto subjekte kane filluar prej disa ditesh.

Ne fund drejtorja ka nje apel per te gjitha grupet shoqerore: te mendojme se bashku qe fundviiti te karakterizohet me nje sere ndihmash per personat e varfer.Iniciativat e kaluara te Shërbimin Social Shtetëror me kompani dhe shoqata te ndryshme qe operojne ne vendin tone kane qenë ndihma e drejtpërdrejtë mujore për familje në Shkodër dhe krahinat përreth, që ndodhen në varfëri ekstreme. Sipas ketij institucioni shteteror nismat presin edhe mbeshtetjen e madhe te përfaqësuesve të biznesit në qytetin e Shkodrës, të cilët angazhohen të luftojne sado pak varfërinë e target grupeve te ndryshme.