Këngëtarja e suksesshme shqiptare, Tuna, ka falënderuar Rita Orën për fjalët e mira me të cilat ajo i është drejtuar në Instagram. Ishte Rita Ora që në një postim në Instagram e ka falënderuar Tunën për “dhuratën” e Krishtlindjeve e cila ishte një fotografi e Tunës me koleksionin e saj të fundit “Originals by Rita. “

Ama ti Tuna Sejdi, ma bëre dhuratën më të mirë ndonjëherë për Krishtlindje. Adidas Originals janë të pandalshëm, po të tillë jemi. Faleminderit!! Puthje”, ka shkruar Rita për Tunën në Instagram bashk më foton e Tunës.Dhe është këngëtarja më e suksesshme aktualisht në tregun shqiptar, Tuna, e cila i ka kthyer përgjigje Rita Orës, duke e falënderuar për fjalët e mira dhe duke e përgëzuar për karrierën. “Hey Rita Ora, faleminderit për fjalët e mira. Koleksioni yt “Originals” ashtu sikurse edhe karriera janë shumë të suksesshme. Gëzuar për 2015, një viti tjetër të mrekullueshëm para nesh. Puthje”, ka shkruar Tuna në Instagramin e saj në përgjigje të Ritës. Eshtë hera e parë që Rita Ora është shprehur për ndonjë këngëtare tjetër shqiptare, por nuk është hera e parë që ajo ka shprehur dashurinë ndaj bashkëkombasve dhe vendit nga vjen,