Qyteti i Shkodrës ishte ndalesa e parë e Ambsadorit Suedez Johan Ndisi, i cili nga 1 Nëntori filloi turin çiklistik në vend.

Dhjetëra anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të bashkisë Shkodër e pritën në hyrje të qytetit, ndërsa udhëtimi deri në ambientet e bashkisë u bë me biçikleta. Gjatë takimit që zhvilloi me kryebashkiaken Voltana Ademi, ambsadori Ndisi diskutoi mbi reformën administrativo-territoriale. Kryetarja e bashkisë Voltana Ademi tha se takimi me ambasadorin është një mundësi për ngritjen e marrëdhënieve të bashkëpunimit dhe mbështetjes ekonomike nga shteti Suedez. Ambasadori i Suedisë Johan Ndisi e filloi turin e tij në Shkodër si qyteti symbol i biçikletave, ndërsa gjatë këtij muaji do të zhvillojë takime në qytete të tjera të Shqipërisë. Synimi I këtij turi në vend janë vizitat pranë projekteve që mbështeten nga Suedia.

Artikulli paraprakHEKURUDHA, KODI I RI LIBERALIZON KËTË SEKTOR
Artikulli tjetërPRESIDENTI: SHKODRA TRADITË NË ZHVILLIMIN E KOMBIT