
98-çiklistë, përfaqësues të 14-ekipeve ndërkombëtare, mes të cilëve edhe Kombëtarja kuqezi, nisën pedalimin në kuadrin e Turit të 82-të Çiklistik të Shqipërisë. Etapa e parë ishte ajo me itinerar Tiranë-Milot-Rrëshen-Milot-Lezhë-Shkodër. Në finish, i pari mbërriti çiklisti i Kombëtares së Shqipërisë, Gabriele De Fabritiis, i cili e përshkroi etapën e parë Tiranë-Shkodër me kohën tre orë, dy minuta dhe 57-sekonda, duke lënë në vend të dytë hollandezin Otter me dy sekonda më shumë. Çiklisti De Fabritiis u shpreh i lumtur për këtë sukses, ndërsa tha se fitoren ia dedikon gjyshit shqiptar dhe atij italian.
Ndërkohë, presidenti i Federatës Shqiptare të Çiklizmit, Skënder Anxhaku vlerësoi organizimin e Policisë për turin e 82-të të Shqipërisë, ndërsa tha se Kombëtarja kuqezi, Hollanda dhe Anglia janë pretendente për të fituar.
Ndërkohë, në etapën e dytë, nisja e turit të 82-të çiklistik të Shqipërisë u bë po nga Shkodra, në drejtim të itinerarit Balldren-Thumanë-Maminas-Durrës-Rrogozhinë-Elbasan.