Turjan Hyska ky djalë që fare thjeshtë mund ta quajm një “Show man” I vërtëtë, ai është kaq elastik e përshtatet kudo.

E kemi njohur me grupin “Produkt 28”, ku ishin një grup mjaft “IN” me këngët e tyre, e nuk ekziston një person që të pakten nuk e di këngën e tyre “ Shqipe”, për të mos thënë për këngët e tjera si “Trokas, Inati, Si herën e parë” etj. Pas një periudhe djemtë vendosën që të mos realizojnë më këngë duke u shkëputur nga skena, por kjo gjë nuk vlente për Turin, pasi ai përveshi mëngët dhe shkëlqeu edhe në pozicionin e moderatorit, duke u bërë ndër më të preferuarit për stilin e tij mjaft të këndshëm. TurJan Hyska ka vendosur ti rikthehet muzikës, a do të vij me një këngë ku paraqitet vetëm apo kjo këngë mban autorsinë e tij, këtë nuk e dim por me aq sa bën me dije vetë Turin në Face Book, kënga titullohet “Nokia e vjetër” . Na mbetet të presim orën 18:00 të diteës së sotme, kohë kjo që do të publikohet kënga, e sido që të jetë këndon apo jo Turi , thjeshtë I urojmë sukese.