Ne kete fundshtatori turistet jane prezent kudo ne rruget e qytetit te Shkodres, si per te na bere te kuptojme se sezoni nuk mbaron ne fund te gushtit dhe ai duhet te shtrihet shume me gjate ne kohe.

Megjithate te dhenat nga zyra e informacionit turistik nuk jane shume optimiste sa i takon qytetit. Sipas ketyre burimeve , tursitet ne Shkoder kalojne thjesht disa ore dhe ne te shumten e rasteve nje xhiro ne pedonale i mjafton. Ato me se e shohin Shkodren si nje qytet tranzit drejt Malit te Zi, prandaj informacionet me te shpeshta qe kerkohen prane kesaj zyre jane ato qe lidhen me transportin public qe drejt ketyre pikave mungon, ndersa transporti privat ne duket i shtrenjte per xhapat e turisteve modest qe vizitojne metropolin verior.

Te dhenat e zyres se informacionit ne shkoder flasin per nje mesatare prej 30 turistesh ne dite te cilet vizitojne kete zyre dhe pas transportit jane te interesuar per harta. Pervec Malit te Zi, ka dhe turiste te tjere te cilet jane te interesuar pas turizmit malor ndersa destinacione te preferura kane Thethin apo Komanin. Pavaresisht se vizitoret jane te grupmoshave te ndryshme ato te cilet dominojne jane grupmosha nga 25-35 vjec dhe kryeisht backpacet ose sic njihen tursite te cilet preferojne kampingjet. Ndersa pas cekeve duket se polaket jane kthyer ne turistet besnik te veriut te vendit tone.

Artikulli paraprakREFORMA NË ADMINISTRATË. ZV/KRYEMINISTRJA MESI TREGON SE KUSH DO TË QËNDROJË
Artikulli tjetërDITA E TURIZMIT, SHIROKA LËNGON!