Edhe pse fund shtatori, kalaja Rozafa vijon të frekuentohet nga turistë të shumtë vendas dhe të huaj. Moti I qëndrueshëm dhe temperaturat të larta favorizojnë akoma turizmin në qytetin e Shkodrës. Ashtu si vitet e kaluara, turistët nga Belgjika zënë një vend të konsiderueshëm në numrin e vizitorëve të përvitshëm në kala.

Një prej tyre është edhe Robert Esmet, një turist belg I cili së bashku me miqtë e tij kanë organizuar një tur në të gjithë vendin për dy javë. Ndalesa në Shkodër duket se I ka pëlqyer shumë.

Kalaja Rozafa është një nga monumentet kulturore më të rëndësishme të qytetit të Shkodrës. Pamja piktoreske por edhe historia e këtij monumenti kulture janë dy pika kryesore që vazhdojne të terheqin çdo vit një numër të lartë vizitorësh, kryesisht nga Europa.

Artikulli paraprakSHKODËR, 50 VJEÇARI QË JETON ME 50 LEKË TË REJA NË DITË
Artikulli tjetër“PASTRIMI I PARAVE”, MAXHORANCA BËN NDRYSHIME NË LIGJ, VEÇ ZYRTARËVE DO TË DEKLAROJNË PASURINË EDHE FAMILJARËT E TYRE